Vushtrria prezanton nesër pesë transfere

22 gusht 2019 | 17:10

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Vushtrria e bërë me dije se nesër (e premte) do të bëjë prezantimin e pesë transfereve të reja.

“FC Vushtrria do të bëjë të premten prezantimin e përforcimeve të fundit. Katër lojtarë janë nga Brazili dhe një tjetër si lojtar i lirë. Prezantimi do të bëhet në ora 11:00 në stadiumin e klubit ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.

Kjo skuadër ndeshjen e parë e humbi nga Llapi 4-1, kurse në ndeshjen e dytë do të luajë ndaj Trepçës ’89.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 4 mijë maturantë të cilët nuk kanë kaluar provimet…