Wagner niset drejt Moskës, Rusia po përballet me sfidën më të madhe të kohëve të fundit

24 qershor 2023 | 10:34

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit të saj se disa njësite të Wagnerit “janë nisur në veri përmes rajonit Voronezh, dhe pothuajse me siguri e synojnë Moskën”.

Vorenezh shtrihet në mes të Moskës dhe Rostov-on-Donit, qytetit rus të cilin Wagneri pretendon se tani e kontrollon.

Ministria ka thënë se shteti rus është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në kohët e fundit.

“Në orët e ardhshme, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe sidomos e Gardës Kombëtare të Rusisë, do të jetë kyçe rreth asaj se si do të zhvillohet kriza”, ka thënë ministria britanike përmes një deklarate./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën, Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës dhe…