Walkeri i dhuron një lule Thaçit: Mbaje në zyrë t’i kujtosh viktimat e Reçakut

15 janar 2018 | 12:25

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Walkeri derisa ka folur ka thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë, njofton “Klan Kosova”.

Walkeri, një lule të cilën sot e morri si dhuratë në Reçak, nga një vajzë e vogël, ia ka dhuruar presidentit Thaçit me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.

“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim Thaçi. Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut dhe se çfarë nënkupton kjo masakër për shtetin”, është shprehur Walkeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,…