Wanda punësoi një hetues për të përcjellur Icardin

19 tetor 11:04

Sipas raportimeve në Argjentinë, një hetues privat i punësuar nga Wanda Nara zbuloi lidhjen e Mauro Icardit me Eugenia Suarez, kështu që ajo do të divorcohet nga ish-kapiteni i Interit.

 

Wanda Nara akuzoi Icardin për tradhti, dhe megjithëse ata u takuan dje në Milano, sipas medieve argjentinase raporton se çifti do të divorcohen pasi Wanda zbuloi një lidhje mes burrit të saj dhe aktores argjentinase Eugenia Suarez.

Sipas raportit, Wanda punësoi një hetues privat për të përcjellur Icardin, ai madje hakoi telefonin e sulmuesit, duke zbuluar disa biseda.

Sipas raportit, në njërin prej mesazheve, Suarez i kërkoi Icardit të takohej në një vend ku askush nuk do ta njihte, shkruan footballitalia.

Pavarësisht takimit të djeshëm në apartamentin e tyre në Milano, Wanda dhe Icardi ka të ngjarë të ndahen dhe kjo do të kishte pasoja edhe në jetën profesionale të sulmuesit.

Wanda, në fakt, është agjenti i Icardi.

Ish -kapiteni i Interit është lidhur me një rikthim në Serie A me Juventusin dhe Milanin.

Kontrata e tij në Parc des Princes përfundon në 2023.

Icardi humbi seancat stërvitore te PSG-ja gjatë ditëve të fundit. Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, megjithatë, zbuloi se sulmuesi argjentinas është në dispozicion për t’u përballur me RB Leipzig.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri i dytë i autorit Ramadan…