Wenger: Ende nuk jemi kualifikuar

09 mars 2018 | 13:05

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk beson që ekipi i tij ka përfunduar punë me Milanin pas fitores 0-2 në “San Siro”.

“Sigurisht që është një fitore e rëndësishme pas një jave të tmerrshme që patëm. Në përgjithësi është mirë që të fitosh, por nuk është kualifikim”, ka thënë Wenger, duke shtuar: “Ne duhet ta përfundojmë punën në shtëpi. Jam i lumtur me shpirtin dhe përgjigjën që dhamë. Ne nuk ishim në pozitën që të ndërmarrim rreziqe, por ne nuk mund të ishim shumë të kujdesshëm sepse do të humbnim rrjedhshmërinë. Ne u mbrojtëm mirë deri në fund”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në…