Wengeri: Zidane duhet të shkojë në Premierë Ligë

13 dhjetor 2018 | 18:57

Ka kohë që Zinedine Zidane “dërgohet” në Premierë Ligë. Madje në stolin e Manchester Unitedit në vendin e Jose Mourinhos.

Francezi është i papunë që pas dorëheqjes nga Reali i Madridit. Megjithatë, ai ka marrë një këshillë nga Arsen Wengeri.

“Nëse ai do të punojë në majë të futbollit duhet të drejtojë në Angli ditët e sotme. Megjithatë, ka shumë pasiguri pas ‘Brexit’ dhe ngrihet dyshimi nëse Premierë Liga do të dominojë financiarisht. Anglia është vendi i vetëm ku 6 ekipe luftojnë për kampionatin. Në disa vende si Franca mund të thuash që në shtator se kush do ta fitojë titullin”, ka thënë Wengeri.

“Në rastin e tij unë do të shikoja një aspekt tjetër të punës. Ai është në një pozicion të vështirë, ka qenë në klubin më të madh në botë. Tani mund të shkojë te klubi i dytë më i madh në botë. Ai ose duhet të ndërtojë diçka nga fillimi me një projekt afatgjatë, ose të shkojë në një klub ku mund të konkurrojë menjëherë”, ishin këshillat e Wengerit, i cili u tërhoq nga Arsenali pas 22 vjetësh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania dhe Turqia janë dy vendet që kanë marrë vendin…