Werderi konfirmon largimin e Rashicës 

10 korrik 2020 | 21:08

Werder Bremen ka nisur bisedimet me disa klube për shitjen e Milot Rashicës. Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv Frank Bauman, i cili gjithashtu bëri me dije se Milot Rashica ka informuar klubin se dëshiron të largohet këtë verë.

“Përveç Rashicës që dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë dhe na ka njoftuar largimin, asnjë lojtar tjetër nuk ka shprehur dëshirën për largim. Ka bisedime me një klub, por ka edhe klube të tjera të interesuara për Rashicën. Ai na ka lajmëruar se nuk do të jetë më me ne sezonin tjetër”, ka thënë Bauman.

Interesim për Rashicën kanë shfaqur RB Leipzig, Borussia Dortmund, Lazio, Napoli dhe Milan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave…