West Ham gjen fitoren e parë, Newcastle shpëton nga humbja

28 gusht 2022 | 17:11

Janë mbyllur dy ndeshje të tjera të javës së 4-të në Premier League, ku West Ham ishte skuadra që siguroi 3 pikë, ndërsa Newcastle dhe Wolves u ndanë në barazim.

West Ham mori 3 pikët e para për këtë sezon në kampionat, ku mposhti minimalisht skuadrën e Aston Villës.

Goli i fitores u shënua nga Fornals në minutën e 74-të të takimit, i cili rezultoi të ishte vendimtarë për të tijtë që marrin një triumf me vlera në transfertë.

Ndërkohë sfida mes Wolves dhe  Newcastlen do të përfundonte në barazim 1-1.

7 minuta nga fundi i pjesës së parë Neves do të kalonte në avantazh skuadrën e Wolves, duke shokuar ekipin e sheikëve, të cilët k ia dolën  të gjenin rrugën e rrjetës vetën në minutat e fundit të takimit, ku Saint-Maximin do të shpëtonte sheikët nga humbja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion…