Westbrooku rezulton pozitiv me Covid-19

14 korrik 2020 | 16:32

Një tjetër rast me Covid-19 mes lojtarëve të NBA-s, një kampionat që pritet të rikthehet në fund të muajit në “Disneyworld”, në Orlando.

Dhe është një emër me peshë si ylli i Houston Rocketsit, Russel Westbrook, i cili zbuloi në rrjetet sociale se është testuar pozitiv me koronavirus, në testet që u kryen përpara nisjes së ekipit për në Florida.

“Në këto momente ndihem mirë, jam në karantinë, por mezi pres të ribashkohem me shokët e mi menjëherë pasi të jem shëruar. Ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. Qëndroni të sigurt dhe mbani maskën tuaj!”, ka deklaruar Westbrooku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKShPK) ka njoftuar…