Westbroook “triple double”, por Thunder mposhten nga Suns

08 janar 2018 | 15:33

Oklahoma City Thunder pësoi humbjen e 18-të sezonale në parketin e Phoenix Suns, megjithatë Russell Westbrook me shokë vazhdojnë të jenë në një vend pozicion komod në zonën “play-off” të Konferencës së Perëndimit.

“Ylli” i Thunder realizoi “triple-double” e radhës, pasi e mbylli takimit në “Talking Stick Resort Arena” me 26 pikë, 11 asistime dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit. Kjo nuk mjaftoi pasi Suns, të udhëhequr nga dyshja Booker-Warren, fituan me 14 pikë diferencë 114-100.

Dallas Mavericks zhgënjeu në sfidën e tretë radhazi, këtë radhë 96-100 ndaj New York Nicks. Porzingis me 29 pikë dhe 8 rikuperime rezultoi më i miri mbi parket, duke kthyer njujorkezët te fitorja.
Një kosh i MeCollum më pak se 6 sekonda ngë rënia e sirenës për përfundimin e takimit i dha fitoren 111-110 Portland Trail Blazers ndaj San Antonio Spurs në “Moda Center”, raporton “Supersport”. Pavarësisht se kishte në përbërje dy basketbollistët me statistikat më të mira, Aldrige dhe Ginobili, respektivisht me 30 dhe 26 pikë, San Antonio u detyrua të largohej me një humbje minimale nga Porltandi. Gjithsesi, teksanët mbeten forcë e tretë në Perëndim, pas Golden State dhe Houston Rockets.

Në “Staples Center” Los Angeles Lakers shpërtheu 132-113 ndaj Atlanta Hawks, megjithatë skuadra kaliforniane mbetet e fundit në Perëndim me vetëm 12 fitore e 27 humbje. Në fakt, diferencën në këtë përballje e bënë lojtarët e stolit, pasi pikëshënuesi më i mirë për Lakers rezultoi Ingram me vetëm 20 pikë, ndërsa në radhët e Hawks Shroeder spikati me 27 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka emëruar drejtorët…