“WhatsApp” nuk do të funksionojë në disa “iPhone”?

18 mars 2021 | 11:39

Aplikacioni më popullor i mesazheve në botë, “WhatsApp” planifikon që gjatë javëve në vazhdim nuk do të funksionojë në disa prej celularëve “iPhone”.

Lajmi nuk është ende zyrtar, por është raportuar nga faqja WABetaInfo. Sipas këtij informacioni që ka rrjedhur, bëhet fjalë për “iPhonet” e vjetërsuar. Kështu, “WhatsApp” nuk do të funksionojë më për sistemet operative IOS 9.

Kjo do të thotë që përdoruesit e “iPhone” të cilët nuk përditësojnë sistemin nga IOS 9 në IOS 10, që është sistemi i fundit që “Apple” njeh për celularët e saj, nuk do të përdorin dot “WhatsApp”. Kushdo që ka një “iPhone 4S” ose më të vjetër se ky model, nuk do të mund të instalojë “WhatsApp”.

Kompania e mesazheve nuk ka reaguar pas publikimit të këtij lajmi, duke u shprehur se nuk komenton spekulimet dhe thashethemet. Edhe në të kaluarën, “WhatsApp” ka hequr mbështetjen për celularë të njohur që funksionojnë me sistemin operativ Android. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Oriola Marashi, feston ditën e sotme 25-vjetorin…