Oriola feston ditëlindjen, partneri futbollist i bën urimin e veçantë publikisht

18 mars 2021 | 11:38

Modelja e njohur, Oriola Marashi, feston ditën e sotme 25-vjetorin e lindjes. E në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe të afërmit.

E sigurisht që nuk mund të mos mungonte edhe urimi i partnerit të saj, Eros Grezda. Futbollisti i njohur ka zgjedhur që t’i bëjë një dedikim përmes një postimi në “Instastory”.

Ai ka bërë një kolazh me foto dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Urime ditëlindjen! Të dua zemër!”.

Kujtojmë që kur ata vendosën të bënin publike lidhjen e tyre, si Oriola, ashtu edhe Erosi, kanë publikuar shpesh momente nga koha që kalojnë bashkë në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, modelja seksi ka postuar në “Instastory” disa pamje nga festa që i kanë organizuar për ditëlindje, ku shihet një tavolinë e zbukuruar për disa të ftuar.

Oriola feston ditëlindjen, partneri futbollist i bën urimin e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina dhe Dukagjini janë dy klubet e para që…