Sot zhvillohet dy ndeshje në çerekfinale të Kupës

18 mars 2021 | 11:38

FC Prishtina dhe Dukagjini janë dy klubet e para që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale. Sot (e enjte) mësohen dy gjysmëfinalistët e tjerë. Do të përballen Istogu – A & N dhe Trepça ’89 – Llapi.

Fituesja në fuqi e Kupës, FC Prishtina, ka bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së këtij trofeu pasi të mërkurën është kualifikuar në gjysmëfinale. Në fakt, skuadra kryeqytetase pas penalltive e mposhti Feronikelin në Drenas. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 0-0, kurse në penallti më e suksesshme doli skuadra kryeqytetase që triumfoi me rezultat 4-2. Kjo është hera e dhjetë që Prishtina kualifikohet radhazi në këtë fazë të garës së Kupës.

Në gjysmëfinale të Kupës, të mërkurën është kualifikuar edhe skuadra e Dukagjinit të Klinës, e cila e ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0. Në minutën e 76 Jeton Dushi e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje që i mundëson skuadrës nga Liga e Parë të kualifikohet në mesin e katër klubeve më të mira në Kupë. Ky është një sukses i madh për skuadrën nga Klina, e cila në të kaluarën dy herë ishte kualifikuar në finale të Kupës, por asnjëherë nuk e kishte fituar këtë trofe.

Ndërsa sot (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës së çerekfinales. Ndeshja kryesore zhvillohet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 e pret skuadrën e Llapit. Të dyja skuadrat kanë synime të mëdha në garën e Kupës, e cila i siguron një vend në garat parakualifikuese të Ligës së Evropës. Në ndeshjen tjetër në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog përballen dy skuadrat nga Liga e Parë, Istogu dhe A & N.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe zëvendëskryeministri i…