“WhatsApp” tregon ndryshimet e reja

03 korrik 2020 | 11:36

Aplikacioni më popullor i mesazheve, “WhatsApp”, ka zbuluar ndryshimet e reja që do të jenë gati ditët e ardhshme për 2 miliardë përdoruesit e saj.

Kompania në pronësi të “Facebook” ka treguar se përdoruesit do të mund të shtojnë kontakte të reja në “WhatsApp” përmes QR code. Po kështu, do të mund të përdorin modalitetin ‘dark’ për versionin në desktop.

“WhatsApp” është fokusuar kryesisht në përmirësimin e shërbimit të video-call. Duke marrë shkasë nga pandemia e koronavirusit, ku bisedat online në grup po kryheshin më shumë në aplikacionin rival “Zoom”, “WhatsApp” ka filluar ndryshimet në këtë aspekt.

Kështu, do të mund të përdorni video-call me 8 persona në “WhatsApp”. Gjithashtu, një ikonë e re do t’ju shfaqet në grupet e bisedave prej 8 personash ose më pak, që do t’ju mundësojë të filloni një video-call përmes një kliku.

Ndryshime do të ketë edhe për videot që do të shikoni në “WhatsApp”. Të gjitha këto ndryshime do të jenë aktive për përdoruesit nga java e ardhshme. Por, që të keni akses në përdorimin e tyre, duhet t’i bëni update aplikacionit të “WhatsApp”./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e të parit të Amerikës, Melania Trump, tërheq vëmendjen…