Wilderi rikthehet me nokaut ndaj Heleniusit

16 tetor 2022 | 13:05

Deontay Wilder e ka mposhtur Robert Helenius me nokaut në raundin e parë të luftës së rikthimit.

Wilderi është kthyer në ring më shumë se një vit pasi ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Tyson Fury që e pa atë të humbasë trilogjinë e tij.

Deontay Wilder festoi rikthimin e tij në ring me një mposhtje mahnitëse të Robert Helenius.

Amerikanit i ka mjaftuar vetëm një goditje e fuqishme për ta mposhtur finlandezin.

“Është e mrekullueshme të kthehesh në Brooklyn. Kjo arenë është si një shtëpi e dytë për mua”.

“Ndihem shumë mirë të kthehem, kur dola nga avioni dhe vura këmbën time në tokë, ndjeva një energji të madhe. Ndjeva dashurinë dhe ndjeva mbështetjen dhe kjo ishte gjithçka që më duhej. E dija që do të ishte një natë e mrekullueshme për mua dhe ishte”, ka thënë Wilderi.

Për Wilderin, kjo është fitorja e 43-të në boksin profesionist, derisa ka dy humbje dhe një barazim.

Nga 43 fitoret, Wilderi 42 i ka me nokaut, teksa dy humbjet i ka ndaj Tyson Furyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se në javën e ardhshme moti…