Wilderi synon 60 % të shumës nga përballja me Joshuan

22 tetor 2018 | 11:08

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka deklaruar se kërkon 60 % të fitimit në duelin ndaj britanikut Anthony Joshua në rast se më 1 dhjetor ai arrin të mund një tjetër boksier ishullor, Tyson Fury.

Shifra prej 60 % do të jetë maksimalja që Wilderi do të kërkojë, por është gati të negociojë dhe ta ulë kërkesën deri në një ndarje të barabartë 50-50 për ta zhvilluar këtë duel, që do të unifikonte titujt kampionë bote të peshës së rëndë.

“Pas duelit dhe fitores që do të arrij ndaj Furyt, në mendjen time është një ndarje 50-50 ose 60-40 të fitimit në favorin tim për t’u përballur me Joshuan. Unë kërkoj 60-40 pasi e meritoj, por për t’i kënaqur fansat, që e duan këtë duel, jam gati të pranoj edhe një ndarje të barabartë të të ardhurave në 50-50. Nuk do të ulem asnjë për qind më shumë nga kjo shifër”, u shpreh Deontay Wilder.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, konsideron për rastin…