Williami flet për Belgjikën dhe Barcelonën

05 korrik 2018 | 11:51

Ylli i Chelseat, William ka folur për ndeshjen ndaj Belgjikës, e cila zhvillohet nesër në kuadër të çerekfinaleve në Kupën e Botës. Ai ka thënë se kjo ndeshje është e vështirë, por beson se Brazili mund t’ia dal me sukses.

“Ne e dimë se do të jetë një lojë shumë e vështirë, për shkak se Belgjika është një ekip i madh, jo më kot gjendet në çerekfinale. Ne jemi përgatitur shumë mirë, por i njohim ata. Gjithashtu, jemi duke i studiuar në detaje, për të gjetur mënyra të duhura kundërpërgjigjeje. Belgët kanë cilësi dhe ndeshja do të jetë e vështirë”, ka thënë William.

I pyetur për interesimin e Barcelonës, William është përgjigjur: “Kam parë disa spekulime rreth Barcelonës, ​​por kjo nuk është koha për të folur për këtë. Jam i përqendruar në Kupën e Botës dhe kjo është e gjitha për të cilën kujdesemi tani për tani”.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roger Federer vijon marshimin e tij në Wimbledon. Tenisti zviceran…