Willian: Ronaldinho ishte më i mirë se Messi dhe Ronaldo

15 nëntor 2019 | 12:55

Ylli brazilian i Chelseat, Willian, insiston se Ronaldinho është futbollisti më i madh i epokës moderne para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Ronaldinho ishte më i miri nga të gjithë. Ai ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Willian.

“Ata shënojnë shumë gola, por ajo që bënte Roni ishte e mahnitshme. Ai ishte i mahnitshëm në fushë dhe shënonte gola. Si tifoz i tij unë mendoj se ai u ndal shumë shpejt. Nëse Ronaldinho do të kishte vazhduar të luante edhe për nja dy vjet, ai do të ishte më i miri në botë në tre, katër ose pesë raste. Ai ishte dy herë, dhe atëherë nuk e di se çfarë ndodhi. Ai ishte idhulli im më i madh në futboll”, ka deklaruar Ronaldinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përmirësojë më tej barazinë gjinore,  duke rritur …