WoALUG-u organizon garën: “Fotografia e Ushqimit Tradicional Shqiptar”

13 shkurt 2023 | 14:57

Nga 13 shkurti deri më 17 mars 2023, WoALUG-u organizon garën e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar.

WoALUG-u (Wikimedians of Albanian Language User Group) fton të gjithë dashamirësit e kulinarisë, pastiçierë, kuzhinierë amatorë e profesionistë apo fotografë të marrin pjesë në këtë garë duke fotografuar ushqime, pije dhe pjata tradicionale shqiptare. Pjesëmarrësit do t’i ngarkojnë ato në Wikimedia Commons. Wikimedia Commons është projekt simotër i Wikipedia-s, që shërben si depo digjitale për mbledhjen e materialeve multimediale me licencë të lirë.

Me anë të kësaj gare, WoALUG-u synon të përfshijnë të gjithë njerëzit e apasionuar të kontribuojnë e pasurojnë platformat e Wikipedia-s dhe Wikimedia Commons-it me trashëgiminë kulturore të kuzhinës dhe ushqimeve shqiptare.

Fotografitë e ngarkuara do të vlerësohen nga një juri prej 3 personash. Në përfundim të garës do të shpallen 3 fitues.

  • Vendi 1 do të fitojë çmim me vlerë 200 euro + certifikatë digjitale
  • Vendi 2 do të fitojë çmim me vlerë 150 euro + certifikatë digjitale
  • Vendi 3 do të fitojë çmim me vlerë 100 euro + certifikatë digjitale

Për më shumë rreth garës, vizitoni këtë faqe:

https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Gara_e_fotografis%C3%AB_s%C3%AB_ushqimit_tradicional_shqiptar_-_2023

https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Gara_e_fotografis%C3%AB_s%C3%AB_ushqimit_tradicional_shqiptar_-_2023 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e martë) në Munih do të hidhet shorti për…