Wolfsburgu shkarkon trajnerin Kovaq

18 mars 2024 | 16:35

Humbja 1-3 në shtëpi përballë Augsburgut ka rezultuar fatale për kroatin Niko Kovaq, që është shkarkuar nga bankina e Wolfsburgut.

Këta të fundit nuk fitonin prej tre muajsh dhe zbritja në vendin e 14-të kishte bërë që të ndizet alarmi, ndaj drejtuesit vendosën të ndryshojnë trajnerin. Menjëherë pas shkarkimit të Kovaç, është emëruar në stol austriaku Ralf Hasenhuttl, ish-trajner i Southamptonit në Angli për plot katër sezone. Hasenhuttl ka firmosur kontratë afatgjatë me Wolfsburgun, teksa misioni i tij do të jetë të mbajë skuadrën në elitë.

Ky është një rikthim pas 6 vitesh në Bundesligë për austriakun, që në 2018-ën pati drejtuar Leipzigun, teksa vlen të theksohet se gjatë kohës kur ishte te Southampton ka punuar edhe me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Probleme në horizont për Nottingham Forestt. Sipas asaj që bëhet…