Wolves interesohet për Brojën

17 janar 2024 | 13:25

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja po kërkohet nga Wolverhampton Wanderers.

Sipas mediumit “The Guardian”, Wolverhamptoni po shqyrton një lëvizje për sulmuesin shqiptar këtë muaj. Broja mund të largohet nga Chelsea, nëse trajneri Mauricio Pochettino vendos për transferimin e një sulmuesi tjetër.

Përveç, Wolves interesim për 22-vjeçarin ka shprehur edhe West Ham United. Broja ka shënuar dy herë në 17 paraqitje këtë sezon, potenciali i tij ishte i qartë kur ai bëri përshtypje gjatë një huazimi në Southampton në sezonin 2021/22.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar…