Woodsi ëndërron pjesëmarrjen në Olimpiadë

15 maj 2019 | 18:45

Legjenda e sportit të golfit, Tiger Woods, tashmë 43-vjeçar, ka deklaruar se ka një ëndërr në sirtar: Të luajë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Golfi u rikthye si sport olimpik në “Rio 2016” pas 112 vjetësh. Në olimpiadën japoneze kualifikohen 60 golfistë dhe Woods synon të jetë pjesëmarrës. “Nuk kam marrë pjesë kurrë në një olimpiadë dhe në moshën time nuk besoj se do të kem shumë mundësi për ta realizuar këtë gjë në të ardhmen. Ndaj, do të ishte nder të isha pjesë e ekipit amerikan që do të shkoj aty”, ka deklaruar Tiger Woods.

Më tej, fituesi i 15 titujve Major ka shtuar: “E di që kualifikimi është i vështirë. Duhet ta sistemoj kalendarin tim të garave për të luajtur në kualifikueset olimpike. Nëse luaj mirë në ngjarjet e mëdha, mund t’ia dal mbanë të kualifikohem”.

Pas turneut Masters të Augusta, ku triumfoi një muaj më parë, Woods ndodhet në vendin e gjashtë të renditjes botërore. Automatikisht kualifikohen 15 vendet e para të renditjes botërore deri më 22 qershor 2020. Çdo shtet mund t’i kualifikojë në maksimum katër sportistë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka pritur sot…