Tahiri dhe Braathu diskutojnë për reformat në qeverisjen lokale

15 maj 2019 | 18:07

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Tahiri ambasadorin Braathu e ka informuar lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket zbatimit të reformave në nivelin qendror dhe lokal.

“Fillimisht e informova lidhur me zbatimin e pakos së ligjeve për reformën e administratës publike, përmes hartimit të akteve nënligjore. Gjithashtu, diskutuam për reformat që janë në proces, përkatësisht hartimin e ligjit të Qeverisë dhe reformën e inspektimeve, përmes të cilave synohet të kompletohet pakoja gjithëpërfshirëse e reformave të administratës shtetërore”, ka thënë Tahiri.

“Temë e pashmangshme ishte gjithashtu ecuria e reformave në qeverisjen lokale si dhe procesi i zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të vendit. U dakorduam se roli i OSBE-së është thelbësor për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë të zgjedhjeve në këto komuna. Si një mik të Kosovës e falënderova ambasadorin Braathu për mbështetjen që vazhdon t’i ofrojë institucioneve në forma të ndryshme”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…