Sali Bislimi takohet me përfaqësues të lartë të Kantonit Jura të Zvicrës

15 maj 2019 | 18:06

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar në Zvicër me ministren e Brendshme të Kantonit Jura Nathalie Barthoulot dhe shefin e emigracionit dhe popullatës në këtë kanton Marcel Ryser.

Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shqiptarët janë të integruar shumë mirë në Zvicër.

“Temat për Kosovën nuk munguan dhe sfidat nëpër të cilat po kalon”, ka shkruar ai.

“Në këtë kanton ishte aktiviteti im në Kosovën e paraluftës. Kishim një solidarizim të madh të popullatës. Mediet e këtij vendi çdo herë gjenin hapësirën për të ngritur zërin për Kosovën dhe lirinë e saj. Pasuria ime janë miqtë e mi dhe të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli dhe Prishtina kanë shënuar fitore ndaj Llapit dhe Trepçës…