Kurti të hënën në Greqi në darkën joformale për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

18 gusht 2023 | 15:28

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Lajmi u dha nga mediet greke.

Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, ndërsa nuk bëhet me dije nëse kjo është për shkak të ashpërsimit të gjuhës për rastin e kryetarit të Himarës, Fredi Beleri.

Agjencia e lajmeve ANA – MPA raporton se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar të hënën më 21 gusht në orën 20:15 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë për stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis diçka që është sa thelbësore dhe simbolike.

Përpos Kurtit, nga liderët rajonalë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez Jakov Milatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe presidenti serb, ish-ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve që janë anëtare të BE-së si kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe i Rumanisë, Ion-Marsel Ciolacu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se themelimi i Asociacionit të…