Xavi: De Jong dhe De Ligt e kanë ADN-në e Barcelonës

21 dhjetor 2018 | 19:02

Legjenda e Barcelonës, Xavi, është i bindur nga kualiteti i madh i dyshes së Ajaxit, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt.

Talentet e mëdhenj holandezë De Jong dhe De Ligt janë dyshja më e përfolur e momentit në futbollin evropian. Ndeshja e tyre prej kampioni me Ajaxin dhe kombëtaren holandeze ka bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas shërbimeve të tyre. Një nga to pa dyshim se është edhe Barcelona, e cila ka një lidhje të madhe me futbollistët holandezë. De Jong dhe De Ligt llogariten ndër talentet më të mëdhenj në botë. Edhe legjenda Xavi e pranon se mund t’i shohë të dy lojtarët të transferohen te Barcelona pasi, sipas tij, ata e kanë ADN-në e klubit katalunas.

“Më pëlqejnë shumë, do të ishin shumë të mirë për Barçën. Ata nuk e humbasin topin, luajnë mirë, tashmë kanë ADN-në e Barçës, duke ardhur nga Ajax, e cila gjithmonë ishte një shkollë e mirë për ne. Ata janë shumë të rinj”, ka thënë Xavi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmirësimi i cilësisë së jetës të njerëzve që janë rreth…