Xavi: Dyert e Barcelonës janë të hapura për Messin

23 shkurt 2023 | 13:10

Tifozët e Barcelonës shpresojnë se Leo Messi të rikthehet një ditë në “Camp Nou”.  Lidhur më këtë temë shumë të rëndësishme ka folur edhe trajneri

Xavi Hernandez, i cili ka thënë se dyert janë të hapura për realizimin e këtij transferimi.  “Unë e kam thënë shumë herë që kjo është shtëpia e tij, dyert e Barcelonës janë të hapura. Nuk mund të them asgjë tjetër. Ai është një shok i imi, ne jemi gjithmonë në kontakt dhe flasim për shumë gjëra, asgjë më shumë nuk mund të shtoj. Do të varet shumë nga ai dhe nga çfarë do të bëjë në të ardhmen, si dhe nga ekipi”, ka thënë Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, e…