Xavi: Messi ikonë, kohën e kaloj duke parë Barçën

09 dhjetor 2024 | 16:29

Xavi Hernandez tani është diçka tjetër. Ai që ishte trajner i Barçës deri në sezonin e kaluar po e shijon kohën e lirë pa harruar klubin e tij.

“Më pëlqen të shoh fitoret e Barcelonës”, ka shpjeguar ish-mesfushori në një intervistë për FIFA-n.

Në çdo rast, katalanasi e ka shumë të qartë se lojtari më i mirë në historinë e klubit vazhdon të jetë, edhe sot e kësaj dite, Leo Messi. Pikërisht, argjentinasi dhe Xavi ndanë shumë ndeshje me fanellën e Barçës.

“Më pëlqejnë shumë futbollistë në botë, por numri një për sa i përket talentit është ende Messi”, pohon ai. Ndoshta dallimi mes Barçës dhe Kombëtares ishte Messi. Ne nuk e kishim Leon në kombëtare, nuk kishim një lojtar që bënte aq shumë diferencë, ndaj duhej të bënim më shumë si ekip dhe në tërësi, por gjithashtu arritëm sukses: Champions, Kupa e Botës, Superkupa dhe te Barça kishim një brez shumë të mirë që arriti gjithçka”, kujton ish-mesfushori katalanas.

Këtë intervistë Xavi e ka dhënë në kuadër të shortit të Botërorit të klubeve në të cilin Barcelona nuk do të marrë pjesë. Trajneri katalanas e quan turneun emocionues dhe një mundësi të re për subjektet që të konkurrojnë në një nivel shumë të lartë. “Mendoj se ky kompeticion do të jetë para dhe pas. E mrekullueshme për çdo klub në botë. Njerëzit e dashuruar pas futbollit mezi do të presin të shohin”, ka përfunduar Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…