Xavi: Messi luan edhe katër vjet në nivelin më të lartë

22 maj 2019 | 11:04

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se Lionel Messi do të vazhdojë të luajë edhe për tri apo katër vjet të tjera.

Kur u pyet nga “Sport” nëse Barcelona duhej të kishte arritur të më shumë suksese gjatë kohës sa Messi ka qenë në skuadër, Xavi ia kujtoi gazetarit se para argjentinasit, Barcelona e kishte vetëm një titull të Ligës së Kampionëve.

“Kemi më shumë sesa mjaftueshëm, e kishim vetëm një më parë. Ne kishim mundësi të fitonim edhe më shumë, por është e vështirë të arrish të triumfosh në Ligën e Kampionëve. Barcelona e Pep Guardiolës ishte më e mirë sesa cilado skuadër tjetër dhe ne i fituam vetëm dy nga katër trofetë e Ligës së Kampionëve gjatë asaj kohe. Chelsea dhe Interi na eliminuan”, ka thënë Xavi.

“Por, qetësohuni, Messi nuk ka përfunduar ende. Ne gjithmonë flasim për epokën pas Messit, por Leo i ka edhe tri apo katër vjet të mira për të luajtur. E kam fjalën për të luajtur në nivelin më të lartë, si tani, sepse ai kujdeset për veten, ai është fizikisht i fuqishëm dhe ka mendësinë e një përbindëshi. Ai është numri një në gjithçka”, ka shtuar Xavi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieber u bë shkak pa dashje që një nga…