Xavi mund t’i bashkohet Messit në Miami

30 janar 2024 | 13:07

Lionel Messi dhe Xavi Hernandez mund të bëhen bashkë sërish por kësaj radhe te Inter Miami.

Spanjolli bëri të ditur që do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të këtij stinori pas rezultateve të dobëta këtë edicion.

Ndërkaq tani, El Chiringuito raporton që dy ish-bashkëlojtarët mund të bëhen bashkë por këtë radhë në raportin futbollist-trajner.

Te ky klub tashmë luajnë edhe isha të tjerë të Barcelonës si Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ndarë Urdhrin e Miqësisë…