Xavi: Ndaj Napolit është ndeshja më e rëndësishme e sezonit

11 mars 2024 | 14:56

Xavi Hernandez është gati të përballet me Napoli me qëllim që ta rikthejë Barcelonën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2020.

“Nëse është ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Po, është kështu. Jemi gati dhe kemi entuziazëm. Ka katër vite që nuk luajmë në çerekfinale, duam të garojmë me një rival që edhe pse nuk po kalon momentin më të mirë, ka të njëjtën bazë si skuadra që fitoi ‘Scudetton’ atë vit të kaluar. Ne do të kemi nevojë për një stadium të plotë. Nuk ka asnjë favorit, ne kemi vetëm 50% shans, por tifozët mund të nda ndihmojnë”, ka thënë Xavi.

“Napoli është përmirësuar me trajnerin e ri, është më dinamik dhe më i qetë. Pres një ekip të guximshëm, që luan nga prapa dhe shtyp lart, që nuk spekulon, që ka shumë në nivel individual, veçanërisht në treshen e sulmit. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer ndaj një ekipi të madh. Më pëlqen Lobotka, ai di të ndërtojë dhe nuk e humb kurrë topin. Do të doja ta shihja në një klub si Barcelona, por ne duhet të mendojmë mbi të gjitha për veten tonë”, ka deklaruar Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës, në Qendrën…