Xavi: Neymari mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

09 shkurt 2018 | 11:50

Ish-ylli i skuadrës i Barcelonës, Xavi, ka folur rreth sfidës së javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

Këtë të fundit ish-reprezentuesi spanjoll mendon se është favorit në një ndër ballafaqimet më interesante të fazës pas grupore, e cila do të luhet në “Parc de Princes”.
“Unë mendoj se ata janë pak favoritë duke parë formën e tyre dhe të Real Madridit, por spanjollët gjithmonë kanë ADN fituese, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xavi.

Ai ka folur edhe për sulmuesin Neymar, të cilin e sheh si lojtarin kryesor për ta fituar “Topin e Artë” pas pensionimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. “Jam i bindur se do ta fitojë ‘Topin e Artë’, kur të largohen Messi ose Cristiano. Ai është një lider i natyrshëm në dhomën e veshjes dhe në fushë, i cili gjithmonë e dëshiron topin. I gatshëm për të dhënë shfaqje dhe të bëjë gjëra të mira. E kam njohur personalisht dhe është një njeri i madh”, ka deklaruar Xavi.

“Një nga ëndrrat e mia do të ishte ta stërvit Barçën, por duhet të përgatitem shumë. Së pari duhet të licencohem. Jam përshtatur shumë në Katar dhe jam duke punuar për një projekt të gjatë”, përfundoi Xavi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka akuzuar…