Xavi: Nuk i shfrytëzuam rastet, Interi shënoi nga rasti i vetëm që kishte

05 tetor 2022 | 12:15

Trajneri Xavi Hernandez insiston se Barcelona pa meritë humbi nga Interi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve (0-1).

“Ne e dominuam lojën. Nuk krijuam shumë raste, por ata shënuan nga një gjuajtje e vetme. Ata krijuan raste duke gjuajtur vetëm nga jashtë 16 metërshit. Tash i kemi përpara tri finale. I kemi vetëm tri pikë, Interi gjashtë e Bayerni nëntë. Kështu që, jemi në një situatë të vështirë, por do të mundohemi të kualifikohemi”, ka thënë Xavi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vicky Pattison ka shfaqur linjat e saj të mahnitshme në…