Xavi: Nuk luajtëm mirë kundër Celta Vigos

11 maj 2022 | 14:15

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka komentuar fitoren në shtëpi 3-1 të arritur ndaj Celta Vigos. Ai ka thënë se bëri eksperimente në këtë ndeshje, të cilën e fitoi falë dy golave të Pierre-Emerick Aubameyangut dhe një të Memphis Depayt.

“Ishim efikas, por nuk e kemi bërë një lojë të mirë. Kur e morën superioritetin numerik ishte më e lehtë, ndërsa 11 kundër 11 na mungoi qartësia e lojës, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Xavi.

“Kemi provuar ta ndryshojmë sistemin, duke e provuar lojën me tre qendërmbrojtës, me Jordi Alban e Dani Alvesin, që hynin në thellësi të fushës nga krahët. Nuk kemi ushtruar shumë për këtë konfigurim dhe nuk ishim rehat me këtë formacion, kështu që në fund e ndryshuam modulin e ri. Duke e thënë këtë, gjërat nuk ishin të qeta”, ka shtuar Xavi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Josif Papagjoni Limozi sot është në in tubim... I shtruar…