Xavi: Ta fitojmë Ligën e Evropës

02 nëntor 2022 | 14:35

Barcelona e mposhti në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve për këtë edicion Viktoria Plzen me rezultatin 4-2.

Trajneri Xavi Hernandez është shprehur i zhgënjyer për eliminimin nga kjo garë, por ka kërkuar që skuadra e tij tash ta fitoj Ligën e Evropës.

“Jam i lumtur për disa gjera, për të tjera jo. Negativ, pasi kishim kualifikimin në duar. Zhvilluam një ndeshje të mirë në Munchen, po ashtu edhe në Milano, por nuk arritëm ti shfrytëzonim rastet. Liga e Evropës? Objektivi është të shkojmë në finale dhe të fitojmë”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv, 42-vjeçare, i ka vënë në funksion linjat trupore…