Xavi vendos tjetër rekord tek Al-Saddin

27 tetor 2021 | 16:44

Xavi Hernandezi e regjistroi edhe një fitore së bashku me Al-Sadd 3-1 ndaj Umm Salal. Triumfi i tyre i fundit i lejoi ata që të shënojnë një rekord të madh, pasi janë 34 ndeshje pa humbje në lihu nën udhëheqjen e ish-mesfushorit të katalunasve.

Kjo fitore ishte, po ashtu, e veçantë edhe për Santi Cazorlan që arriti të futej në listën e realizatorëve për Al-Sadd. Ai qëndroi për pesë minuta në fushë, duke u zëvendësuar më pas, por që ende ka klasë të lartë. Xavi në anën tjetër ka fituar tashmë shtatë tituj me Al-Sadd, gjersa është shumë afër të shpallet kampion dimëror.

Në total, spanjolli ka drejtuar skuadrën nga Katari në 93 ndeshje, ka fituar 63, ka barazuar dhe ka humbur 16 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografi turk Mehmet Aslan fitoi çmimin “Fotoja e Vitit” në…