Xavi zbulon se kur do të pensionohet Messi

05 maj 2020 | 13:41

Xavi Hernandez ka zbulur se Leo Messi mund të luajë futboll deri në të 40-tat e tij.

Aktualisht Messi është 32-vjeçar, fitues i 6 topave të artë, ashtu sikurse në shumë sezone, edhe gjatë këtij sezoni ishte në formë të mirë.

“Ai ende ka pesë apo shtatë vite të arta para tij”, ka thënë Xavi për Messin gjatë një bisede në rrjetin social Instagram me ish-bashkëlojtarin tjetër, Samuel Eto’o.

“Ai e mban vetën shumë mirë, ai mund të vazhdojë të luaj deri në të 37, 38 apo 39-tat. Ai do të luaj në Kampionatin Botërorë në Qatar, jam i sigurt”, ka shtuar Xavi. (V.Z / Epokaere)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në Ditën e Dëshmorëve…