Xhaçka takon sekretarin e OKB-së, flasin për diplomacinë shumëpalëshe

24 shtator 12:24

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres.

Në profilin e saj në “Facebok”, ajo ka shkruar se Shqipëria ndan të njëjtën pikëpamje me Sekretarin e Përgjithshëm që parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë.

“Takim i shkëlqyer me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Shqipëria ndan të njëjtën pikëpamje me Sekretarin e Përgjithshëm që parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë. Si mbështetës të fortë të një arene ndërkombëtare të bazuar në rregulla, besojmë fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe”, ka shkruar ajo.

Ky takim është bërë në kuadër të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe gjatë ditës së sotme është duke vazhduar intervistimi i…