Xhafer Tahiri ia dorëzon detyrën e kryetarit të Vushtrrisë Ferit Idrizit

06 dhjetor 2021 | 10:58

Xhafer Tahiri sot ia ka dorëzuar mandatin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizit.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është krenar që i ka shërbyer me nderë qytetit të Vushtrrisë.

“Bashkë me bashkëpunëtor, e kam pritur në zyrë Kryetarin e ri të Vushtrrisë z. Ferit Idrizi, ku me procesverbal i kam dorëzuar detyrën, bashkë me projektet në realizim e sipër. Z. Idrizit i uroj shëndet e suksese në punë. Jam krenar që i kam shërbyer me nderë qytetit që e duam, për ndryshimin që e kemi sjellur në Vushtrri e kulturën demokratike të qeverisjes. Do të jem përherë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë dhe zhvillimit e prosperimit të qytetit”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim…