Xhafer Tahiri jep sqarime për incidentin në Fakultetin Juridik

20 shkurt 2021 | 16:29

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që është edhe profesor në Fakultetin Juridik, ka dhënë sqarimin e tij ku shihet duke tentuar ta fusë në klasë një studente derisa ishte duke u mbajtur provimi në këtë fakultet.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për këtë rast.

Tahiri ka treguar se studentja që kishte kopjuar testin refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur pandershëm.

“Nuk bëhet fjalë për dhunë”, ka shkruar Tahiri.

“Unë sinqerisht kërkojë ndjesë për të gjithë ju që patet rastit t’i ndiqni këto pamje që nuk ishin tjetër pos përpjekje për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe identifikimin e studentes, e cila këtë situatë e shfrytëzoi për të mbrojtur veprimin e saj duke e shtrembëruar të vërtetën, pavarëissht se në sallë kishte plot dëshmitar”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq,

Sot u bëmë dëshmitarë të pamjeve që nuk i bëjnë nderë askujt dhe më së paku brezit të ri për arsimimin e të cilëve mbetem i përkushtuar jo veç unë, por i gjjthë stafi akademik në Universitetin e Prishtinës.

Pamjet e sotshme të cilat u shfaqen në disa media pasqyronin një të vërtetë të hidhur. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë fatkeqësisht po keqpërdoret në masë të madhe nga ata që qëllim nuk e kanë dijen, por kopjimin. Kësaj radhe ky fenomen i shëmtuar u pasqyrua edhe në media derisa unë bashkë me dy kolege, profesoresha të respektuara në Juridik, mundohesha ta mbroj pronën intelektuale që ka një profesor: testin që verifikon dijen e një studenti.
Fakteqësisht, studentja që kishte kopjuar testin refuzoi të identifikohet dhe u përpoq të largohej bashkë me testin e vjedhur pandershëm. Nuk bëhet fjalë për dhunë.

Unë sinqerisht kërkojë ndjesë për të gjithë ju që patet rastit t’i ndiqni këto pamje që nuk ishin tjetër pos përpjekje për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe identifikimin e studentes, e cila këtë situatë e shfrytëzoi për të mbrojtur veprimin e saj duke e shtrembëruar të vërtetën, pavarëissht se në sallë kishte plot dëshmitar.

Me shpresën se do të reflektojmë të gjithë veçanërisht kur bëhet fjalë për sferen më të rëndësishme – arsimin, ju kërkojë mirëkuptim të gjithëve për një situatë me të cilën, fatkeqësisht, mund të ballafaqohet secili profesor në Universitin e Prishtinës.

P. S Ka kohë që kam pezulluar punën në Universitet për shkak të angazhimeve në Komunë, e sot edhe pse vikend isha për të ndihmuar koleget e nderuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Serbe, ka liruar dy orë pas shoqërimit biznesmenin shqiptar,…