Xhafer Tahiri ka një mesazh për vushtrriasit

13 prill 2020 | 08:54

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se dy rastet e reja të të infektuarve me virusin korona në këtë komunë janë punëtorë shëndetësorë që kanë punuar në një institucion privat në Prishtinë. Ai ka treguar se janë të njohura kontaktet e dy të infektuarve, pasi ata kanë qenë të kujdesshëm dhe i dinë ato. Sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është që shtatë të dyshuarit në Smrekonicë kanë dalë me rezultate negative.

Tahiri beson se situata është nën kontroll. “21 ka qenë numri i të prekurve me COVID 19 në këtë komunë dhe prej 4 janë shëruar”, tha ai, transmeton KP. Ai thotë se pajtohet që të ketë masa shtrëngese shtesë, derisa ka paralajmëruar se në Vushtrri së shpejti do të fillojnë testimi në masë i temperaturës si shenjë e parë e COVID 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket e pabesueshme, por ndodhia është e vërtetë. Banorë të…