Xhaferi mandatohet për ta formuar qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut
26 janar 2024
| 15:53
Talat Xhaferi ka njoftuar se ka pranuar mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi.
Me krenari dhe nder të veçantë e pranova mandatin për formimin e qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook” pas pranimit të mandatit nga presidenti Stevo Pendarovski.
Qeveria Xhaferi pritet të votohet të dielën.