Xhaferi: Zgjedhja ime kryeministër, sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike

02 shkurt 2024 | 12:02

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë zgjedhja e tij në këtë pozitë është një sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike.

Ai pas takimit me anëtarin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kjuçukun, ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE)  në vitin 20230 është synim real.

“Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ilhan Kjuçukun për mua është veçanërisht i rëndësishëm mesazhi se zgjedhja ime për Kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të shtetit tonë dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike. Me mbështetjen e miqve si Ilhani, anëtarësimi jonë në BE në vitin 2030 është synim real”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshme për shkak…