Xhaka: Evra duhet të jetë më i kujdesshëm në ato që thotë

22 tetor 2019 | 15:51

Legjenda e Manchester United, Patrice Evra i quajti lojtarët e Arsenalit bebe, duke u shprehur se po thotë vetëm të vërtetën dhe nuk ka aspak mungesë respekti.

Menjëherë pas këtyre fjalëve, ka reaguar edhe kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka.

“Unë kam shumë respekt për të, pasi ai ka qenë një lojtar i shkëlqyer. Por, duhet të jetë më i kujdesshëm në ato që thotë. Mua më duket diçka e çuditshme kjo, pasi edhe ata kanë qenë në të njëjtën pozitë si ne. Evra i kupton këto, pasi ai ka qenë vetë lojtar. Ndonjëherë në jemi mirë, ndonjëherë jo, por çdo javë ata kanë kritika ndaj nesh.  Nuk është hera e parë që francezi flet keq për ne. Unë po iu them të vërtetën sinqerisht. Nuk jemi aspak të interesuar se çfarë thonë të tjerët, në vetëm shikojmë skuadrën tonë, për tu përmirësuar akoma më shumë”, ka thënë Xhaka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe ambasadori i…