Xhaka: Isha shumë pranë largimit nga Arsenali

31 korrik 2020 | 13:54

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka arritur që ta fitojë sërish simpatinë e tifozëve të Arsenalit.

Futbollisti 27 vjeçar ka treguar se ka qenë shumë pranë largimit nga Topçinjtë dhe për mundësinë e tij të dytë ai e ka falënderuar menaxherin Mikel Arteta.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me mua dhe tifozët. Nuk ishte kohë e mirë”, ka thënë Xhaka për BT Sport.

Ai ka treguar se ka mësuar nga kjo situatë .

“Më duhet të jem shumë i sinqertë me të gjithë ju. Unë kam qenë shumë afër largimit nga klubi. Kur Mikeli arriti, unë pata një takim shumë të mirë me të dhe bisedë shumë të mirë. Ai ma dha mua edhe një shans të dytë dhe unë jam përpjekur të japë gjithçka”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Hong Kongut i shtyu zgjedhjet parlamentare të shtatorit…