Xhaka: Ishim me fat që morëm një pikë

16 shtator 2019 | 16:49

Arsenali ishte duke udhëhequr 2-0 në pjesën e parë ndaj Watfordit, mirëpo në fund e humbi epërsinë duke barazuar 2-2.

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka deklaruar se skuadra e tij ishte me fat që mori së paku një pikë nga ky takim.

“Gjithçka ishte në rregull pas pjesës së parë. Ishim të gjithë të lumtur, por dolëm e luajtëm aq keq në pjesën e dytë. Mund të themi se jemi me fat që po marrim një pikë. Ishim të frikësuar në pjesën e dytë. E dinim se do të na sulmonin dhe shtynin, por duhet të tregojmë më shumë karakter e të mos frikësohemi”, ka thënë Xhaka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Artikull i sponsorizuar) Artmotion si ofruesi më i madh i…