Xhaka: Shqiptarët festojnë për suksesin tonë dhe të Zvicrës

07 shtator 2018 | 16:41

Ylli i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, ka thënë se të gjithë shqiptarët festojnë për suksesin e lojtarëve shqiptarë të Zvicrës.

Granit Xhaka thekson se pjesë e shoqërisë multikulturore është edhe Zvicra dhe se pavarësisht se në të ardhmen nuk do ta bëj gjestin e shqiponjës dykrenore, ai është i “vetëdijshëm sesa mijëra shqiptarë qëndrojnë përpara televizorit dhe festojnë sinqerisht mbi çdo sukses tonin”.

Këtë deklaratë, Xhaka e dha në një intervistë për “Luzerner Zeitung”, pak ditë pas konferencës së pazakontë ku deklaroi se “do të ishte budallallëk nëse sërish feston me shqiponjë”.

“Ne kishim bisedime interne me të gjithë lojtarët dhe trajnerin. Më pas vendosëm që: pavarësisht kush kritikohet, ne jemi së bashku, të unifikuar dhe askush nuk mund të na rrëzojë”, ka thënë Xhaka për konferencën e pazakontë, transmeton “Albinfo”.

Në lidhje me gjestin e shqiponjës dykrenore, lojtari shqiptar tha se “i gjithë ekipi ishte i habitur me intensitetin e diskutimit dhe pasojat pas KB. Nëse bëhet fjalë që kjo erdhi më shumë nga diskualifikimi zhgënjyes prej Suedisë ose prej gjestit me shqiponjë, këtë nuk e di”.

Xhaka ka folur edhe për përjashtimin e çuditshëm të Valon Behramit nga përfaqësuesja. “Ai më telefonoi mua dhe të gjithë u habitëm. Valoni ishte një pasqyrë gjigante për mua. Ai na ndihmonte ne të rinjve në kombëtare”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se shumë…