Xhardan Shaqiri s’do të shkojë në Beograd, me Liverpoolin

21 shtator 2018 | 11:25

“Goal.com” përmes një shkrimi në faqen e saj jep të gjitha arsyet se pse Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me ekipin e tij të ri, Liverpool, në transfertën e 6 nëntorit në Beograd ndaj Crvena Zvezda, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Ligën e Kampionëve.

Xherdan Shaqiri bashkë me Granit Xhakën ishin në qendër të polemikave gjatë Kupës së Botës së kësaj vere, pas festimit të tyre me “shqiponjë” në dy golat që shënuan ndaj Serbisë.

Festim ky i i cili u interpretua si një veprim provokativ politik nga ana e serbëve. Shaqiri ka lindur në Kosovë, një shtet që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, megjithëse kjo e fundit nuk e njeh. Për këtë arsye, festimi i Shaqirit kishte pasoja politike të diskutueshme, jashtë fushe. Megjithatë, Liverpooli mund të tregojë kujdes dhe të vendosë kundër grumbullimit të tij në skuadrën që do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi tensioni politik dhe pritja potencialisht e rënduar mund të jenë shumë të diskutueshme, raporton “TopChannel”.

Drejtori sportiv i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terziç, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.

“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik”, ka thënë Terziç për gazetën serbe “Kurir”. “Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë”.

Ndonëse Xhaka kërkoi falje për festimin me “shqiponjë”, Shaqiri mbeti disi i patundur nga kjo gjë. “Sigurisht, kërkoj falje nëse njerëzit ndihen të sulmuar në Zvicër”, ka thënë Shaqiri. “Dikujt, nuk e di, ndoshta në male, ku dikush e ndiqte lojën dhe shqetësohej, me siguri do t’i kërkoj falje”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i skuadrës së Houston Rocketsit, James Harden, pasi fitoi…