‘Xhebrailat’ në Shkup do ta mbështesin fuqishëm Ballkanin

15 gusht 2022 | 13:39

Dy skuadrat shqiptare Shkupi e Ballkani do të ndeshet te enjten ndërmjet vete në një sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Fituesi i dy përballjeve vajtje-ardhje do të sigurojë fazën e Grupeve në Konferencë Ligë që do të ishte një arritje shumë e madhe.

Tifozeria e Ballkanit, “Xhebrailat” kanë paralajmëruar një udhëtim të fuqishëm në Shkupin e shqiptarëve, teksa shtojnë se interesimi është i madh.

Njoftimi i plotë i Xhebrailave:

Rrugëtimi ynë historik drejt Evropës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve.

Më 18.08.2022 e Enjte, ne udhëtojmë drejt SHKUPIT. Aty ku do përballen FC Ballkani vs FC Shkupi, dy ekipe SHQIPTARE për një biletë në Evropë.

NE DO TË JEMI ATY MË TË FUQISHËM SE KURRË.

Duke parë që interesimi është i jashtëzakonshëm ju ftojmë që ti rezervoni biletat, udhëtimi do jetë +18.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka drejtuar gishtin drejt…