Xhelozia, trajtoje

02 qershor 2023 | 19:51

Të xhelozosh në suksesin e të tjerëve, në bukurinë e të tjerëve, në shkathtësinë e të tjerëve, në lumturinë e gëzimin e të tjerëve, të shtiresh që bashkëndjen me fatkeqësinë e tjetrit e që realisht ushqehesh si me mish qengji për fatkeqësinë e tjetrit, të bërtasësh e të mos zbutesh edhe nëse ke përballë dikë që me shaka mundohet të të disponoj, binde veten që nuk je mirë mendërisht, e aq më shumë ta bindësh veten që ke nevojë për trajtim (marre nuk është).

Nëse nuk zbutesh qoftë edhe nga mirësia e dikujt që ke pranë vetes, shok apo shoqe, beso që ke nevojë për trajtim (marre nuk është).

Çdo gjë e tepërt, që tejkalon kufinjtë e së vërtetës, të bën dëm.

Atëherë besoj që ke aftësi të parandalosh dëmin, sepse dëmi që ti shkakton nga xhelozia në sukses nuk e prek cakun tënd, por më fal, vetëm ty, të çon deri në çmenduri e atëherë as ilaq më nuk ka.

Përulu para mirësisë, e vetmja trase shpëtimtare që të shpie në pellgun e  bukurisë dhe së vërtetës!

A. Mjeku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kujtime nga Haqif Mulliqi Kjo foto me Fadil Vokrrin është…